Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Thirrje Rusisë për dëbimin e Snowdenit


Pamje e Uashingtonit

Pamje e Uashingtonit

Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Rusisë për ta dëbuar ish-kontraktorin e inteligjencës amerikane në ikje, Edward Snowden.

Dje, presidenti Vlladimir Putin konfirmoi se Snowden ishte në hapësirën tranzitore të aeroportit të Moskës, por e ka përjashtuar mundësinë që ai t’i dorëzohet Uashingtonit.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Patrick Ventrell, ka pranuar se ndërmjet Rusisë e Shteteve të Bashkuara nuk ekziston marrëveshja për ekstradim, por ka këmbëngulë se ekzistojnë “baza juridike të qarta” që Snowden të dëbohet, pasi ai ballafaqohet me akuza dhe se pasaporta e tij është revokuar.

Më herët, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i bëri thirrje Rusisë që të jetë e “qetë” dhe ta dorëzoj Snowdenin, duke thënë se Uashingtoni nuk po kërkon “konfrontim”.

Senatori republikan, John McCain, e ka akuzuar presidentin Barack Obama, se është i butë dhe ka kërkuar nga ai që t’i rishqyrtoj raportet me Moskën.

Edward Snowden i ka zbuluar programet sekrete të vëzhgimit të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG