Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi me bombë – së paku 7 të vrarë


Policët dhe ushtarët pakistanezë i largojnë njerëzit nga vendi ku u bë sulmi me bombë në qytetin Karaçi
Policët dhe ushtarët pakistanezë i largojnë njerëzit nga vendi ku u bë sulmi me bombë në qytetin Karaçi
Nga një sulm me bombë në pjesën jugore të Pakistanit, që për cak e kishte një gjyqtar të lartë, janë vrarë së paku 7 vetë dhe plagosur disa të tjerë.

Policia tha se gjyqtari Maqbool Baqir, ishte plagosur në mënyrë kritike. Janë plagosur edhe tetë persona të tjerë.

Sulmi ndodhi sot në Karaçi, që është kryeqytet i provincës Sindh.

Në mesin e të vrarëve gjenden së paku pesë policë dhe një ushtar.

Talibanët në Pakistan e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm kundër gjyqtarit, për shkak të, siç është thënë, “vendimeve joislamike” të tij.
XS
SM
MD
LG