Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Policia e shpërndau demonstratën në Ankara


Pamje nga një protestë në Ankara

Pamje nga një protestë në Ankara

Policia speciale ka përdorë topa uji dhe granata me tym kundër qindra demonstruesve anti-qeveri, sot në orët e para të mëngjesit në kryeqytetin Ankara.

Dje, policia anti-terror i ka arrestuar 20 vetë gjatë ndërhyrjes në një tubim në Ankara, lidhur me protestat kundër qeverisë, që tash sa javë po mbahen në gjithë Turqinë.

Protestat masive filluan në fund të muajit Maj, kur policia e ka përdorë forcën kundër pjesëmarrësve të fushatës me të cilën janë kundërshtuar planet për rizhvillimin e parkut qendror në Stamboll.

Protestat janë zgjeruar në demonstrata të mëdha kundër kryeministrit Reccep Tayyip Erdogan dhe qeverisë së tij me prejardhje islamike.

Deri tash në demonstrata janë vrarë katër dhe plagosur afro 7500 vetë.
XS
SM
MD
LG