Ndërlidhjet

Australi - Rudd merr kryesimin e laburistëve


Kevin Rudd, kryetari i posazgjedhur i Partisë Laburiste, pasi në kongresin e partisë mposhti kryeministren aktuale Julia Gillard, 26Qershor2013
Kevin Rudd, kryetari i posazgjedhur i Partisë Laburiste, pasi në kongresin e partisë mposhti kryeministren aktuale Julia Gillard, 26Qershor2013
Ish-kryeministri i Australisë Kevin Rudd ka mposhtuar kryeministren aktuale Julia Gillard në garën për kryetar të Partisë Laburiste, një humbje e cila pritet të dërgoj Gillard në pensionim nga politika.

Rudd fiton në kongresin e laburistëve që u zhvillua të mërkurën me 57 vota kundër 45 sa fiton Gillard.

Votimi u organizua për shkak të rezultateve të dobëta në sondazhet e fundit ku qeveria e brishtë e Gillard do të mund të humb deri në 35 ulëse në parlament, në zgjedhjet e shtatorit, me çka partia konzervative opozitare do të fitonte shumicën absolute nga 150 vendet në kuvend.

Gillard vet ka ftuar për zgjedhje të brendshme në parti, duke vënë bast në të ardhmen e saj politike në rast se humb në këtë garë.

Për shkak të ndryshimeve të brendshme në partinë laburiste, zgjedhjet e përgjithshme në Australi mund të mbahen edhe në muajin gusht.

Kevin Rudd ishte zgjedhur kryeministër i shtetit në nëntor të vitit 2007, por ishte zëvendësuar më vonë nga Julia Gillard në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG