Ndërlidhjet

Kosova rikujton Vatikanin për njohje


Slloveni - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj takon Apostulin e Vatikanit për Kosovën Julisz Janusz, 26Qershor2013

Slloveni - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj takon Apostulin e Vatikanit për Kosovën Julisz Janusz, 26Qershor2013

Prishtina zyrtare i ka ripërsëritur kërkesën Vatikanit për njohje, dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy entiteteve.

Ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj rikujtoi sot për këtë akt të dëshirueshë delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovën, Juliusz Janusz gjatë një takimi në Lubjanë.

Gjatë bisedave me nuncin apostolik, shefi i diplomacisë kosovare i ka shpreh mirënjohje dhe konsideratë të qytetarëve dhe institucioneve, për përkrahjen “tradicionale që ka dhënë Selia e Shenjtë”.

“Në këtë kontekst, ministri Hoxhaj, përsëriti kërkesën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Kosovës. Ai po ashtu shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e shumanshëm të bashkëpunimit tradicional me Selinë e Shenjtë”, thuhet në komunikatën e qeverisë pas takimit.

Delegati Apostolik i Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë, duke premtuar mbështetjen e fuqishme të Selisë së Shenjtë për Kosovën.
XS
SM
MD
LG