Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhan, OMV humb betejën me TAP për gazin


Azerbaixhan - Harta e urës për bartjen e gazit nga Azerbajxhani në Evropë

Azerbaixhan - Harta e urës për bartjen e gazit nga Azerbajxhani në Evropë

Kompania austriake e energjetikës OMV ka lajmëruar se konsorciumi që po zhvillon fushën e naftës dhe gazit Shah Deniz II në Azerbajxhan, ka përjashtuar mundësinë që të përdor naftësjellësinë multi-bilion dollarësh Nabucco West.

OMV, që është partneri kryesor grupit Nabucco West, tha të mërkurën në një deklaratë për shtyp se konsorciumi ka informuar firmën për “vendimi e tyre të preferuar të rrugëve për transportimin e gazit në Evropë”.

Vendimi nënkupton se sipas të gjitha gjasave Gazgjellësi Trans-Adriatik (TAP) do të përdoret për të bartur dhe nxjerr gazin nga Deti Kaspik në tregun evropian.

Nabucco Ëest dhe TAP ishin të vetmet kompania që parashtruan oferta për projektin e transportimit të gazit nga Azerbajxhani.

Kompanitë partnere të cilat po ndërtojnë fushën Shah Deniz II janë BP-ja britanike, SOCAR nga Azarbajxhani, Statoik i Norvegjisë dhe Total-i francez.

Hisedarët e TAP-it janë Axpo e Zvicrës, Statoil-i norvegjez dhe E.ON gjerman.
XS
SM
MD
LG