Ndërlidhjet

SHBA - Izraeli e Palestina do rinisin bisedimet


Arabia Saudite - Ministri i jashtëm kuvajtian Sheikh Sabah Khaled al-Sabah (D) në konferencën përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry, 26Qershor2013
Arabia Saudite - Ministri i jashtëm kuvajtian Sheikh Sabah Khaled al-Sabah (D) në konferencën përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry, 26Qershor2013
Liderët e Izraelit dhe Palestinës janë zotuar që të dytë, të ngjallin bisedimet paqësore, tha të mërkurën Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry.

“Të dytë më kanë dhënë shenja serioziteti për këtë qëllim”, tha ajo, duke iu referuar kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentit palestinez Mahmoud Abbas.

Duke folur gjatë një konference të përbashkët me ministrin e jashtëm kuvajtian Sheikh Sabah Khaled al-Sabah, shefi i diplomacisë amerikane tha se nuk dëshiron të caktoj asnjë afat kohor se kur do të rifilloj procesi paqësor në Lindjen e Mesme.

Por megjithatë, Kerry nënvizoi se “duhet të ketë progres” në këtë temë para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator.
XS
SM
MD
LG