Ndërlidhjet

Mihajlloviq: Gazivodën ta menaxhojnë veriorët


Beograd - Ministrja për Energjetikë e Serbisës, Zorana Mihajlloviq
Beograd - Ministrja për Energjetikë e Serbisës, Zorana Mihajlloviq
Beogradi këmbëngul që të instaloj një kompani serbe për shpërndarjen e energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovës, dhe që liqeni i Gazivodës të menaxhohet nga serbët e atjeshëm.

Këtë insistim shfaqi ministrja serbe për energjetikë Zorana Mihajlloviq, e cila pret që për këto çështje të pajtohet pala kosovare, e jo vetëm të hedh poshtë propozimet e palës serbe pa pasur argumente, vetëm me demagogji.

“Duhet të gjejmë zgjidhje të përbashkët, andaj pres propozime konkrete nga pala kosovare, sepse deri më tani kemi pranuar nga ata vetëm pamflete politike, në kuptimin që ‘kjo gjë është e papranueshme, dhe s’ka gjë prej kësaj pune’ “, citon BETA ministren serbe.

Mihallloviq po ashtu ka thënë se në bisedimet e grupeve teknike për energjetikën, që sipas saj, janë stërzgjatur, nuk është arrit pajtim as për ujësjellësin, liqenin e Gazivodës dhe hidroelektranën në Valaq.

“Tri të katërtat e liqenit [të Gazivodës] janë në territorin tonë. Ne insistojmë që serbët të menaxhojnë me këtë. Duam të kemi kompaninë tonë e cila do të merret me distribuimin e rrymës për veriun e Kosovës”, shtoi ajo.

Ministrja serbe e energjetikës tha se ende është e hapur çështja e të punësuarve në trafo-stacionin Valaq, të cilët tani paguhen nga “Elektro Mreza Srbije”, dhe se ata pritet të barten “në kompaninë për veriun e Kosovës”.
XS
SM
MD
LG