Ndërlidhjet

Ushtria e Egjiptit del në qytete para proteste


Ilustrim
Ilustrim

Trupat ushtarake të Egjiptit janë zbarkuar të mërkurën në Kajro dhe qytete tjera, para protestës së paralajmëruar gjatë javës nga opozita kundër presidentit Mohammed Morsi.
Opozita sekulare akuzon Morsin se ka dështuar të përmbush objektivat e revolucionit që e solli në pushtet. Mbështetësit e presidentit, kanë thënë se Morsi nuk zbret nga froni derisa ta përfundoj mandantin në vitin 2016.
Mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit egjiptian, janë përleshur disa herë muajt e fundit.
Vetura të blinduara të ushtrisë janë pozicionuar rreth Bankës Qendrore, por edhe pranë televizionit privat që menaxhohet nga Media Production City.
Islamistët egjiptian kanë akuzuar kanalet private satelirore si të anshme, dhe ato kanë qenë disa herë caqe të sulmeve.
Sipas medieve lokale forcat ushtarake janë dislokuar edhe në qytetin e dytë më të madhe në Egjipt, Aleksandri.
Morsi, i cili i takon Vëllezërisë Myslimane, pritet t’i drejtohet kombit të enjten.
XS
SM
MD
LG