Ndërlidhjet

Itali- dekret për të ul mbipopullimin në burgje


Ilustrim
Ilustrim
Italia ka nxjerr një dekret për të ulur periudhën e paraburgimit, dhe për të inkurajuar alternativa kundrejt dënimeve me burg për vepra të lehta kriminale.

Vendimi i së mërkurës ka të bëjë me adresimin e kritikave që ky shtet ka për burgjet e mbipopulluara, nga organizata të ndryshme të të drejtave të njeriut.

Burgjet italiane janë më të populluarat në Bashkimin Evropian, me afro 67,000 të burgosur në qelitë e ndërtuara për 45,000 veta, ndërsa disa burgjet funksionojnë me mbi 250% të kapacitetit për të cilin janë ndërtuar, njofton Antigone, një organizatë për të drejtat e njeriut në Itali.

Në janar të këtij viti, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut urdhëroi Italinë që të adresoj këtë problem deri në fund të vitit, pasi nxjerri vendim se mbipopullimi i burgjeve paraqet shkelje të të drejtave të njeriut.

Mbipopullimi i burgjeve në Itali shkaktohet nga sistemi i ngadalshëm juridik në zgjidhjen e rasteve, por edhe për shkak se qeveria ka dështuar tash e një kohë për të ndërtuar burgje të reja, për shkak të recesionit nëpër të cilin po kalon tash e 3 vjet.

Aktualisht, 40% e popullatës në burgjet e Italisë po presin gjykimin, krahasuar me 15% në Angli dhe Gjermani.

Ndërsa 37% e të burgosurve janë të dënuar për drogë, krahasuar me 15% sa është mesatarja evropiane, tregojnë shifrat e organizatës Antigone.
XS
SM
MD
LG