Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 100 mijë viktima në Siri, thotë SOHR


Siri - Trupat e viktimave të mbuluara me batanije, në rrugët e Aleppo-s

Siri - Trupat e viktimave të mbuluara me batanije, në rrugët e Aleppo-s

Më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë në luftimet në Siri, një organizatë tha të mërkurën, në kohën kur konferenca e propozuar për paqe në Gjenevë duket se do të shtyhet, dhe kështu shuaj shpresat për ndaljen e gjakderdhjes atje.

Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), i cili mbështetet në një rrjet të aktivistëve dhe zyrtarëve në terren për informatat e veta, tha sot se numri i viktimave nga lufta civile në Siri është 100,191 persona.

Kjo shifër është testament për nivelin e dhunës që ka mbërthyer këtë shtet, i cili është trazuar prej marsit të vitit 2011, kur nisën protesta paqësore kundër regjimit të Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG