Ndërlidhjet

Morsi pranon se ka bërë gabime, thirr për pajtim


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Egjiptit Mohammed Morsi ka paralajmëruar se vazhdimi i trazirave mund të “paralizojnë” shteti, ndërsa ka përsëritur kërkesën e tij për reforma.

Presidenti islamist iu ka drejtuar mbrëmë popullit, përmes televizionit në njëvjetorin e zgjedhjes së tij në këtë post.

Fjalimi i tij ndërkaq vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së një proteste masive gjithandej shtetit, që kanë thirr kundërshtarët e tij më 30 qershor.

Trupat ushtarake janë dislokuar më pranë qyteteve ku është lajmëruar se do të protestohet, ndërsa dy veta raportohet se janë vrarë në përleshjet e së mërkurës në qytetin Mansura.

Në fjalimin e tij televiziv, Morsi pranoi të ketë bërë disa gabime si president, dhe ka ftuar forcat politike për bisedime në procesin e reformave.
XS
SM
MD
LG