Ndërlidhjet

E majta fiton zgjedhjet në Shqipëri


Festimet në Tiranë
Festimet në Tiranë
Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri i ka fituar koalicioni i majtë, Aleanca për Shqipërinë Evropiane, i kryesuar nga Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste.

Fitorja e zotit Rama nënkupton fundin e pushtetit tetë-vjeçar të zotit Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, i cili në këto zgjedhje ka kryesuar koalicionin e djathtë, Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim.

Zoti Berisha ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit “është i qartë për çdo njeri dhe i pranuar nga ai dhe Partia Demokratike”.

“I humbëm zgjedhjet. Për këtë humbje përgjegjësia bie vetëm mbi një njeri, vetëm mbi mua - Sali Berishën”, ka thënë kryeministri shqiptar, duke njoftuar se jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike.

Zoti Berisha, një nga figurat dominuese të politikës shqiptare, ka qenë president i vendit nga viti 1992 deri në vitin 1997.
XS
SM
MD
LG