Ndërlidhjet

Pakistan: Dy vdesin, pesë plagosen nga bomba


Pakistan - Forcat pakistaneze të sigurisë duke bërë hetime në vendin e ngjarjes ku ka shpërthyer një bombë
Pakistan - Forcat pakistaneze të sigurisë duke bërë hetime në vendin e ngjarjes ku ka shpërthyer një bombë
Një zyrtar i lartë policor në Pakistan njofton se dy veta janë vrarë në një fshat të largët në zonën jugore të shtetit.

Ispektori i përgjithshëm i policisë në Quetta, Fayyaz Sunmol tha se shpërthimi i së enjtës në mëngjes në fshatin Kuchlak të krahinës Baluchistan, ka lënduar edhe pesë persona të tjerë.

Sunmbol thotë se autoritetet po hetojnë nëse shpërthimi u shkaktua nga një sulmues vetëvrasës, apo bomba ishte e kurdisur.

Baluchistani ka qenë arenë e dhunës për shumë grupe ekstreme. Separatistët atje shpesh sulmojnë ushtrinë e Pakistanit dhe qeverinë, kurse grupet ekstreme të muslimanëve Suniitë, sulmojnë në vazhdimësi muslimanë Shiitë në këtë rajon.

Në këtë rajon janë të strehuar edhe talebanët Afgan, të cilët shpesh kryejnë sulme ndaj caqeve qeveritare.
XS
SM
MD
LG