Ndërlidhjet

Kanada-Shpëtohen 31 personat e ngujuar në akull


Ilustrim

Ilustrim

Një grup i turistëve dhe gjuetarëve të cilët ishin ngujuar në akullin e largët të Kanadasë veriore, është kthyer shëndosh e mirë të mërkurën mbrëma, pas operacionit më të madh ndonjëherë në këtë rajon për shpëtimin e tyre.

20 turistë që ishin nisur në një aventurë arktike dhe 11 gjuetarë Inuit, ishin ngujuar në zonën veriore të ishullit Baffin, kur një masiv i akullit ishte shkëputur dhe ua kishte zënë rrugën të martën paradite.

“Moti ishte i keq, binte borë, shi, erëra të forta, dhe gjithçka përreth nesh dukej keq”, i ka rrëfyer turisti Grace Liau i Bostonit, televizionit kanadez.

Pas pranimit të thirrjes për ndihmë, ushtria kanadeze kishte angazhuar njësitet e saj të shpëtimit me helikopter për t’ gjetur ata.
XS
SM
MD
LG