Ndërlidhjet

OKB: Konflikti Suniit-Shiitë, paralizon Irakun


Irak - Martin Kobler, i Dërguari i Posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irakun
Irak - Martin Kobler, i Dërguari i Posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irakun
I Dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Irakun ka shfaqur brengosjen e tij për rritjen e dhunës dhe përshkallëzimin e sektarizmit në Irak, duke paralajmëruar se siguria në këtë shtet po degradohet.

Në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP, Martin Kobler tha se ende mbetet shumë punë për të bërë në këtë shtet, dhe se shumë pak progres është arritur në dy vitet e fundit në çështjet kyçe veçanërisht në rregullimin e sektorit energjetik dhe shpërndarjen e të ardhurave nga nafta.

“Jam shumë i brrengosur sepse sektarizmi po rritet, dhuna po shtohet”, tha Kobler i cili përfundon tani misionin pas dy vjetësh qëndrimi në Irak.

Sipas diplomatit gjerman, muaji maj ishte më i përgjakshim në Irak, prej vitit 2008, duke shtuar se “këtu vërtet shihet se gjërat po degradojnë”.

“Konflikti mes Suniive dhe Shiitëve, po paralizon, të themi ashtu, gjithçka në këtë shtet”, theksoi Kobler.

Analistët shpesh e lidhin përshkallëzimin e dhunës në Irak me një konflikt politik mes arabëve Sunitë dhe autoriteteve Shiite.
XS
SM
MD
LG