Ndërlidhjet

Merkel shpjegon pse bllokoi bisedimet BE-Turqi


Gjermani - Kancelarja gjermane Angela Merkel

Gjermani - Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të enjten se mirëpret marrëveshjen për rihapjen e bisedimeve me Turqinë për t’u integruar në Bashimin Evropian, por e paralajmëroi se vlerat demokratike janë të panegociueshme.

Duke iu referuar trajtimit që Ankaraja i bëri demonstruesve anti-qeveritar, Merkel i tha parlamentit të Gjermanisë se shtyrja e rinisjes së bisedimeve u bë për një arsye të madhe.

Sipas saj, po të mos ishte vepruar kështu, do të rezultonte se BE-ja “po vepron sikur asgjë të mos kishte ndodhur” me protestat në Turqi.

“Ky rezultat e bënë të qartë se Turqia është një partner i rëndësishëm, por që vlera tona evropiane për lirinë e protestës, lirinë e mendimit, sundimin e ligjit dhe liritë fetare, janë gjithmonë valide, dhe të panegociueshme”, theksoi Merkel.
XS
SM
MD
LG