Ndërlidhjet

Mandela mbetet në gjendje kritike


Ilustrim

Ilustrim

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, mbetet në gjendje kritike për jetën.

Presidenti Jacob Zuma ka anuluar një udhëtim për shkak të situatës serioze të tij.

Zuma ka vizituar Mandelën në një spital të Pretorias të mërkurën mbrëmje.

Zëdhënësi i presidentit nuk ka pranuar të komentojë raportet se Mandela merr frymë me ndihmën e aparateve.

Mandela ka qenë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut. Ai është i njohur në botë për promovimin e pajtimit midis zezakëve afrikanojugorë dhe të bardhëve.
XS
SM
MD
LG