Ndërlidhjet

Jacobson “pengohet fizikisht” nga hyrja në Kuvend


Ambasadorja e SHBA-së në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.
Ambasadorja e SHBA-së në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar se ambasadorja Tracey Ann Jacobson dhe personeli i ambasadës “janë penguar fizikisht nga protestuesit e Vetëvendosjes për të hyrë dhe marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës”.

“Vëzhguesit tjerë dhe deputetë janë sulmuar në të njëjtën mënyrë, gjersa tentonin të hynin në ndërtesë”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka dënuar përdorimin e taktikave të dhunshme, duke thënë se ”liria e shprehjes nuk do të thotë kufizim i lirisë së lëvizjes për të tjerët”.

“Duke u mbështetur vazhdimisht në taktika të dhunshme, Vetëvendosje dëmton reputacionin e Kosovës si një demokraci në zhvillim”, thuhet në njoftim.

Vetëvendosje ka protestuar kundër ratifikimit në Kuvendin e Kosovës të marrëveshjes së arritur më 19 prill, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit
XS
SM
MD
LG