Ndërlidhjet

logo-print

Merkel: Serbia të zbatojë plotësisht marrëveshjen


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se mbledhja e parë BE-Serbi, në lidhje me negociatat e anëtarësimit të kësaj të fundit në bllokun evropian, mund të mbahet në janar të vitit 2014, vetëm nëse në dhjetor ka verifikime të sakta për zbatimin e plotë të marrëveshjes me Kosovën.

Sipas mediave serbe, Merkel i ka bërë këto komente në fillim të fjalës së saj në Bundestag, ku sot debatohet për datën e fillimit të negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE.

Këshilli i Evropës do të marrë nesër vendimin për t’i ndarë ose jo shtetit serb këtë datë.
XS
SM
MD
LG