Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet një gazetar i REL-it në Minsk


Ilustrim

Ilustrim

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Minsk është arrestuar nga policia, derisa ka mbuluar një grevë të sipërmarrësve të vendit.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thonë se Ihar Karney është kapur së bashku me disa sindikalistë.

Sipërmarrësit anembanë Bjellorusisë kanë hyrë në grevë, duke i kërkuar qeverisë që të lërë Bashkimin Doganor, i cili përfshin Kazakistanin dhe Rusinë.

Ata thonë se rregullat e Bashkimit Doganor janë miratuar pa përfshirjen e tyre dhe janë kundër interesave të tyre.

Bashkimi Doganor është lancuar në vitin 2010.

Zyrtarët rusë thonë se qëllim i tij është të krijojë një bashkim ekonomik euroaziatik, të modeluar sipas Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG