Ndërlidhjet

logo-print

BE: Marrëveshje politike për buxhetin


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se vendet anëtare të BE-së dhe liderët e Parlamentit Evropian kanë arritur marrëveshje politike për buxhetin shtatëvjeçar të BE-së.

"Jam i lumtur të njoftoj se sot kemi një marrëveshje politike për buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian", ka thënë Barroso para gazetarëve në Bruksel.

Buxheti prej 960 miliardë eurosh është parashikuar për periudhën 2014-2020.

Ai përmban shkurtimet e para reale në shpenzime.

Vendet e BE-së, shumë nga to në krizë të thellë ekonomike, kanë bërë përpjekje të merren vesh për buxhetin qysh në vjeshtën e kaluar.

Disa media spekulojnë se votimi i tij në Parlamentin Evropian mund të ndodhë javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG