Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli lejon ndërtime të reja në Jerusalemin L.


Har Homa

Har Homa

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të takojë sot udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë, në përpjekje për të ripërtërirë bisedimet e ngecura midis dy palëve.

Para vizitës së planifikuar të Kerryt në Jerusalem dhe Ramallah, autoritetet izraelite kanë dhënë lejen për ndërtimin e 69 njësive të banimit në zonën Har Homa të Jerusalemit Lindor.

Zyrtarët palestinezë kanë dënuar këtë hap, duke e cilësuar si pjesë të fushatës së Izraelit për të minuar negociatat për paqe.

Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqytet i shtetit të ardhshëm palestinez.

Kjo do të jetë vizita e pestë e Kerryt në rajon qysh në muajin mars.
XS
SM
MD
LG