Ndërlidhjet

AAK: Dhuna dëmton imazhin e Kosovës në botë


Prishtinë, 27 qershor 2013.

Prishtinë, 27 qershor 2013.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dënuar “sjelljen vandale të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në hapësirat para Kuvendit të Republikës së Kosovës”, në prag të seancës së sotme parlamentare.

“Dhuna dhe forma të tilla të sjelljes në dhe afër institucioneve të vendit, janë në kundërshtim me të gjitha parimet demokratike, të lirisë së lëvizjes dhe të kryerjes së punës nga të zgjedhurit e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Sipas AAK-së, aktivistët e VV-së jashtë ndërtesës dhe deputetët e saj brenda sallës së Kuvendit të Republikës së Kosovës i kanë vënë hije të keqe vendit dhe kanë cenuar imazhin e institucioneve në sy të qytetarëve dhe të miqve ndërkombëtarë.

Vetëvendosje ka bërë përpjekje të pengojë ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG