Ndërlidhjet

Mandela në gjendje më të mirë


Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka thënë se gjendja e Nelson Mandelës është përmirësuar, por vazhdon të mbetet kritike.

“Ai është shumë më mirë sot sesa natën e kaluar”, ka thënë Zuma pasi ka folur me ekipin mjekësor të Mandelës, raporton BBC.

Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, një ikonë e luftës kundër aparteidit, është shtruar në një spital të Pretorias, qysh më 8 qershor, për shkak të një infeksioni në mushkëri.

Zuma ka anuluar një udhëtim për shkak të situatës serioze të Mandelës.
XS
SM
MD
LG