Ndërlidhjet

Obama: Afrika të respektojë të drejtat homoseksuale


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje qeverive afrikane që t’iu japin homoseksualëve të drejta të barabarta.

Ai i ka bërë këto komente në Senegal, pas takimit me presidentin Macky Sall.

Sall ka thënë se Senegali është një vend “shumë tolerant” por “nuk është i gatshëm të dekriminalizojë homoseksualitetin”.

Aktet homoseksuale vazhdojnë të jenë krime në 38 vende afrikane, ku shumica e njerëzve kanë pikëpamje konservative fetare.

Në vitin 2011, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dhënë shenja se mund të tërheqin ndihmën nga vendet, të cilat nuk respektojnë të drejtat e homoseksualëve.

Senegali është ndalesa e parë e Obamës në turneun afrikan.
XS
SM
MD
LG