Ndërlidhjet

logo-print

Tunizia liron aktivistet e Femen-it


Tri anëtaret e liruara të Femen-it

Tri anëtaret e liruara të Femen-it

Një gjykatë në Tunizi ka liruar tri aktiviste evropiane të grupit Femen, të cilat janë burgosur pasi kanë organizuar një protestë gjysmë të zhveshura në Tunis.

Tri vajzat, dy franceze dhe një gjermane, kanë udhëtuar drejt Parisit, pas lirimit nga burgu.

Ato kanë kërkuar falje gjatë seancës dëgjimore dhe gjykata ka pezulluar dënimin prej katër muajsh burgim, të shqiptuar në fillim të këtij muaji për “paturpësi”.

Tri vajzat kanë hequr pjesën e sipërme të rrobave më 29 maj, duke kërkuar lirimin nga burgu të një aktivisteje tuniziane.

Protesta kundër Qeverisë islamike në Tunizi është cilësuar si e para e llojit të tillë në Lindjen e Mesme.

Grupi Femen, i themeluar në Ukrainë, ka përdorur vazhdimisht nudizmin për të kërkuar më shumë të drejta për gratë.
XS
SM
MD
LG