Ndërlidhjet

Shpërthim në lagjen e krishterë të Damaskut


Damask, 27 qershor 2013.
Damask, 27 qershor 2013.
Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në një lagje të krishterë të Damaskut.

Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar për së paku katër njerëz të vrarë nga shpërthimi në lagjen Bab Touma.

Numri i viktimave është konfirmuar edhe nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sulmi ka ndodhur pranë një kishe të lashtë dhe një restorani luksoz, i cili shpesh është vizituar nga presidenti sirian, Bashar al-Assad, dhe rrethi i tij i brendshëm.

Në një tjetër zhvillim, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se është duke planifikuar operacione humanitare në Siri.

Kryetari i organizatës, Peter Maurer, ka thënë se ai nuk sheh arsye për të pritur që konflikti prej 27 muajsh të përfundojë shpejt.

Aktivistët thonë se mbi 100,000 njerëz kanë humbur jetën në luftën civile të Sirisë.
XS
SM
MD
LG