Ndërlidhjet

Lirohet gazetari i REL-it në Minsk


Ilustrim
Ilustrim
Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Minsk, i cili është arrestuar derisa ka mbuluar një grevë të sipërmarrësve të vendit, është liruar.

Ihar Karney ka thënë se është arrestuar së bashku me kryetarin e sindikatës publike “Perspektiva”, Anatol Shumchanka, dhe disa të tjerë.

Pas marrjes në pyetje nga policia, të gjithë janë liruar përveç Shumchankas.

Sipërmarrësit anembanë Bjellorusisë kanë hyrë në grevë njëditëshe, duke i kërkuar qeverisë që të lërë Bashkimin Doganor, i cili përfshin Kazakistanin dhe Rusinë.

Ata thonë se rregullat e Bashkimit Doganor janë miratuar pa përfshirjen e tyre dhe janë kundër interesave të tyre.

Bashkimi Doganor është lancuar në vitin 2010.

Zyrtarët rusë thonë se qëllim i tij është të krijojë një bashkim ekonomik euroaziatik, të modeluar sipas Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG