Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga: Tendenca për të penguar institucionet - e papranueshme


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga (foto arkivi)

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga (foto arkivi)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se votimi në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, është një hap përpara drejt vendosjes së bazave për një marrëdhënie paqësore ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura.

“Marrëveshja ndihmon në stabilitetin dhe paqen në rajon dhe hap rrugën e integrimeve evropiane për të dyja shtetet. Ajo krijon bazën për vendosjen e sundimit të ligjit dhe rendit në territorin e Republikës së Kosovës dhe hap perspektiven e qartë për qytetarët e komunitetit serb, që jeton në komunat në veri të territorit të vendit, për integrim në shoqërinë e Kosovës dhe institucionet e saj”, thuhet në deklaratën e Jahjagës.

Presidentja po ashtu ka shprehur shqetësimin e saj me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës dhe ka thënë se tendenca për të penguar funksionimin demokratik të institucioneve është shprehje e papranueshme e pakënaqësisë politike.

“Kuvendi i Kosovës, si organ legjislativ i zgjedhur me votën e popullit, nuk duhet të pengohet në punën e tij dhe në marrjen e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e vendit”, ka thënë Jahjaga në një deklaratë për media.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG