Ndërlidhjet

Van Rompuy: S’do ketë kushte të reja për Serbinë


Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy.
Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy.
Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, ka thënë se nuk do të ketë kushte të reja për Serbinë, që të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE.

Ai i ka bërë këto komente në një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet më së voni në janar të vitit 2014, ndërsa para saj, Këshilli i Evropës, në takimin e dhjetorit, do të miratojë kornizën për negociatat, ka bërë të ditur Qeveria e Serbisë, pas bisedës Daçiq-Van Rompuy.

Po ashtu është konfirmuar se presidenti i Këshillit të BE-së do të vizitojë Beogradin të hënën, më 1 korrik.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është njëri ndër kushtet kryesore për Serbinë që të avancojë në procesin e integrimit evropian.

Prishtina dhe Beogradi kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim raportesh më 19 prill.
XS
SM
MD
LG