Ndërlidhjet

VV: 27 qershori, ditë e zezë për Kosovën


Përleshjet midis policisë dhe aktivistëve të VV-së. Prishtinë, 27 qershor 2013.
Përleshjet midis policisë dhe aktivistëve të VV-së. Prishtinë, 27 qershor 2013.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Lëvizja Vetëvendosje e ka vlerësuar 27 qershorin si ditën më të zezë për Kosovën që nga viti 1999.

Boiken Abazi, koordinator i sekretariateve, ka thënë se demonstrata e VV-së kundër ratifikimit të Marrëveshjes Kosovë-Serbi ka pasur për qëllim të ndalojë dhunën e mëtejshme të kësaj Qeverie ndaj popullit të Kosovës dhe negociatat pa ndalim për shkatërrimin e shtetit të Kosovës.

Ai po ashtu ka kritikuar intervenimin e Policisë së Kosovës, duke thënë se janë arrestuar 98 demonstrues.

Në anën tjetër, nënkryetari i VV-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se që nga viti 1999 nuk ka pasur ditë më të zezë për Kosovën sesa kjo.

“Me keqardhje të madhe, e pamë atë çka ndodhi në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes, që po e quajnë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ky është sulmi më i madh ndaj Republikës së Kosovës, që nga shpallja e saj”, ka thënë Ahmeti.

Për më shumë hollësi nga zhvillimet e sotme, lexoni këtu.
XS
SM
MD
LG