Ndërlidhjet

logo-print

Ngrihen akuzat ndaj Dzhokhar Tsarnaevit


Dzhokhar Tsarnaev

Dzhokhar Tsarnaev

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka akuzuar formalisht sulmuesin e dyshuar të Maratonës së Bostonit.

Mbi Dzhokhar Tsarnaevin tashmë rëndojnë 30 akuza, përfshirë atë për përdorimin e armës së shkatërrimit në masë.

Tre njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 260 të tjerë janë plagosur nga dy sulme të njëpasnjëshme më 15 prill.

Vëllai i Dzhokhar Tsaranevit, Tamerlan, po ashtu i dyshuar, është vrarë në të shtënat me policinë, katër ditë pas sulmeve. Dzhokhar është plagosur dhe arrestuar.

Autoritetet thonë se vëllezërit kanë përdorur bomba në formën e tenxheres me presion për të kryer sulmet.

Dzhokhar, 19 vjeç, përballet me dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG