Ndërlidhjet

Engel: Shqiptarët kanë arsye të jenë krenarë


Pamje nga një senacë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara
Pamje nga një senacë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara
Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Eliot Engel, ka vlerësuar se me zgjedhjet e suksesshme “Shqipëria, edhe njëherë ka demonstruar se është demokraci në lulëzim”.

Mëtutje, zoti Engel i ka uruar Edi Ramës dhe koalicionit socialist në fitoren e tyre, duke theksuar se pret të punoj me qeverinë e ardhshme.

“Liderët politikë të Shqipërisë dhe populli, kabineti i ardhshëm i ministrave dhe anëtarët opozitarë nga i gjithë spektri politik, duhet ta dinë se Kongresi i Shteteve të Bashkuara qëndron krah për krah me Shqipërinë”, tha Engel, dhe shtoi se me këto zgjedhje, Shqipëria ka dërguar “ mesazh të qartë te Bashkimi Evropian se është e gatshme për status të kandidatit” dhe se marshi i shqiptarëve kah anëtarësimi në BE vazhdon.

Kongresmeni Eliot Engel, e ka falënderuar edhe kryeministrin Sali Berisha për shërbimin e tij për këtë vend.

“Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenjë përpara derisa ai ishte në këtë post, përfshirë anëtarësimin në NATO”, tha Engel, duke i uruar atij çdo gjë të mirë në të ardhmen.

Zoti Engel, që është bashkëkryesues i grupit për çështjet shqiptare, thotë se shqiptarët mund të llogarisin në mbështetjen e tij në rrugën e tyre historike, pasi pak vende në botë kanë lëvizur aq shpejtë si Shqipëria nga “jodinjiteti i sistemit totalitar në dinjitetin dhe premtimet e dekokracisë së pjekur”.

Në fund të deklaratës së tij, ai thekson se të gjithë shqiptarët kanë arsye të shumta sot për të qenë krenarë.
XS
SM
MD
LG