Ndërlidhjet

SHBA: Senati e miratoi legjislacionin për imigrim


Pamje e Uashingtonit
Pamje e Uashingtonit
Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar legjislacionin për reformën e gjërë të imigrimit, e cila, nëse shndërrohet në ligj, do të ofroj shtetësi amerikane për miliona njerëz, që aktualisht jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Votimi për këtë legjislacion ishte 68:32, pasi në favor të tij votuan të gjithë 52 senatorët e Partisë Demokratike, pastaj 14 senatorë të Partisë Republikane dhe dy senatorë të pavarur.

Por, fati i këtij legjislacioni mbete i paqartë, pasi republikanët, që e kontrollojnë Dhomën Përfaqësuese, thonë se nuk e mbështesin atë.

Duke reaguar lidhur me votimin në Senat, presidenti Barack Obama, ka kërkuar që edhe Dhoma ta miratoj atë.

Legjislacioni i Senatit ofron një periudhë pothuajse 13 vjeçare për shtetësi amerikane, për afro 11 milionë imigrantë, që tash jetojnë në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë ilegale.

Poashtu, janë kërkuar masa të stilit ushtarak përgjatë kufirit Shtetet e Bashkuara – Meksikë, për ta parandaluar imigrimin ilegal.
XS
SM
MD
LG