Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Zbuten sanksionet kundër Irakut


Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Bagdadi e ka mirëpritur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën janë zbutur sankisonet kundër Irakut, që ishin ndërmarrë pasi regjimi i atëhershëm i Saddam Husseinit, e kishte invaduar Kuvajtin, në vitin 1990.

Kjo rezolutë mbrëmë vonë në Këshillin e Sigurimit, u miratua unanimisht.

Lëvizja shihet si njohje e asaj se Iraku dhe Kuvajti i kanë përmirësuar raportet.

Ambasadori britanik në OKB, Mark Lyall Grant, kryesues aktual i Këshillit të Sigurimit, këtë votim e ka cilësuar si “hap historik” në normalizimin e raporteve ndërmjet Irakut dhe komunitetit ndërkombëtar, por tha se Bagdadi ende ballafaqohet me disa kufizime të OKB-së, të ndërlidhura me periudhën e Saddam Husseinit.
XS
SM
MD
LG