Ndërlidhjet

Vala e fuqishme e ajrit ka qarkualluar rreth Globit


Pamje e maleve Ural në Rusi
Pamje e maleve Ural në Rusi
Shkencëtarët rusë tonë se vala e fuqishme e ajrit nga një meteor, që ka eksploduar mbi malet Ural në Rusi, në muajin shkurt, ishte aq e fortë sa që ka qarkualluar dy herë rreth Globit.

Më se 1200 njerëz ishin lënduar kur meteori 17 metërsh, me peshë 10 mijë tonelata, eksplodoi mbi rajonin Chelyabinsk në Rusi.

Sipas studimit të publikuar në revistën “Geophysical Research Letters” shkencëtarët i studiuan të dhënat nga rrjeti Ndërkombëtar i Sistemit Monitorues të senzorëve.

Ata mund të gjurmojnë shpërthime të mëdha nga testet atomike dhe nga burimet e tjera.

Shkencëtarët kanë raportuar se energjia e shpërthimit ishte e barabartë me 460 kilotonë të materjes TNT.

Kjo paraqet shpërthimin me energjinë më të madhe të raportuar prej vitit 1908, nga meteori Tanguska në Siberi, i cili i kishte shkatërruar drunjtë në 2 mijë kilometra katrorë të maleve.

Për ilustrim, bomba atomike e hedhur në Hiroshimë ishte ekuivalente me 16 kilotonë të TNT-së.
XS
SM
MD
LG