Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi – Berishës: Shqipëria me sukses e kaloi testin e demokracisë


Sali Berisha (majtas) dhe Hashim Thaçi

Sali Berisha (majtas) dhe Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “Shqipëria me sukses të plotë e kaloi testin e demokracisë, duke i hapur vetes rrugën e sigurt drejt Bashkimit Evropian”.

Mëtutje, në telegramin e Thaçit dërguar kryeministrit në largim të Shqipërisë, Sali Berisha, theksohet se me punën dhe qëndrimin e tij “do të respektoheni gjithmonë si lider i rëndësishëm historik i Shqipërisë demokratike, i tranzicionit dhe sfidave 23 vjeçare të shtetit shqiptar”.

Kryeministri i Kosovës, poashtu, shkruan se Berisha ka dhënë konbtribut të pamohueshëm për fitoren e demokracisë në Shqipëri dhe i ka “mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon”.

Në këtë kuadër Thaçi përmend “kontributin historik” të Berishës për integrimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe hapjen e perspektivës për integrime evroatlantike.

Në fund të telegramit, Thaçi shkruan se “ju mbeteni përgjithmonë miku im dhe burrështetas i nderuar i popullit të Kosovës”.
XS
SM
MD
LG