Ndërlidhjet

HRW: Kroacia t’i përmirësoj të drejtat e njeriut


Grupi Human Rights Watch (HRW) ka kërkuar nga liderët e Kroacisë, që ta shqyrtojnë abuzimin e personave me të meta mendore dhe të ofrojnë mbrojtje më të mirë për imigrantët dhe refugjatët.

Kjo deklaratë u bë pak para se Kroacia më 1 Korrik të bëhet anëtare fuqiplote e Bashkimit Evropian.

Mëtutje, HRW, në një letër të hapur drejtuar kryeministrit të Kroacisë, Zoran Millanoviq, shkruan se Koracia “ka shumë punë për të bërë” për ta sjellë situatën e të drejtave të njeriut në linjë me standardet e Bashkimit Evropian.

Ky grup e ka dokumentauar gjendjen e vështirë të më se 9 mijë personave me të meta mendore, që po mbahen në institucionet e Kroacisë, me pak kujdes ose shpresë për lirim.
XS
SM
MD
LG