Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Snowden mbetet në Aeroportin e Moskës


Në një ekran televiziv gjatë transmetimit të lajmeve në aeroportin Sheremetyevo në Moskë, shihet fotografia e Edward Snowdenit.

Në një ekran televiziv gjatë transmetimit të lajmeve në aeroportin Sheremetyevo në Moskë, shihet fotografia e Edward Snowdenit.

Shtetasi amerikan, Edward Snowden, i akuzuar për zbulimin e sekreteve të vëzhgimit të inteligjencës amerikane, edhe sot, ditën e gjashtë, mbetet në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, derisa Venezuela e ka përsëritur ofertën e saj për azil.

Snowden, i cili në Moskë ka arritur nga Hong-Kongu, pritej që do të kërkonte azil në Ekuador, për t’iu shmangur ekstradimit në Shtetet e Bashkuara.

Ekuadori dje e ka tërhequr një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara, por ende nuk ka bërë ofertë formale për azil për 30 vjeçarin Snowden, ish-kontraktor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.

Zyrtarë të paemëruar në Moskë janë ankuar sot se Uashingtoni e ka vendosur Moskën në një “situatë të vështirë”, pasi nuk ka raportuar për revokimin eventual të pasaportit të Snowdenit.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëveshje për ekstradim, ndërsa Moska, deri tash, ka refuzuar ta dorëzoj Edward Snowdenin në Uashington.
XS
SM
MD
LG