Ndërlidhjet

Afganistan: Janë vrarë së paku 13 talibanë


Një ushtar amerikan para selisë së policisë afgane në Ghazni të Afganistanit

Zyrtarët e Afganistanit thonë se 13 luftëtarë talibanë janë vrarë gjatë një operacioni ushtarak, i cili po vazhdon, në provincën lindore Ghazni.

Zyrtari lokal në rrethin Andar, Qasem Desiwal, mbrëmë vonë i tha shërbimit për Afganistanin, në kuadër të Radios Evropa e Lirë, se gjatë,operacionit ushtarak, që kishte filluar para dy ditësh, janë plagosur edhe katër militantë talibanë.

Ai tha se nuk ka pasuir viktima në mesin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Afganistanit ose ndër civilë.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i talibanëve ka thënë se dy policë afganë janë vrarë gjatë një sulmi me bombë në Andar.
XS
SM
MD
LG