Ndërlidhjet

Thaçi i uron Ramës fitoren në zgjedhje


Edi Rama
Edi Rama
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar liderit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit, me ç’rast theksohet se në këto votime Shqipëria “tregoi pjekuri politike dhe kulturë të lartë demokratike”.

Fitorja e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane, pastaj qetësia, transparenca dhe pranimi i rezultat zgjedhor nga partitë politike shqiptare , janë tregues të përcaktimit të Shqipërisë për vlera dhe integrime evroatlantike, thotë Thaçi.

Mëtutje, ai ka shprehur besimin se qeveria e drejtuar nga zoti Rama dhe zoti Meta, “do ta ruajë dhe garantoj unitetin kombëtar, stabilitetin dhe prosperitetin e Shqipërisë”.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e “përkushtuar që edhe më tutje ta thelloj bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Shqipërisë, në rrugën e përbashkët evropiane, si dy shtete të pavarura”, thuhet në fund të urimit të Thaçit dërguar liderit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama.
XS
SM
MD
LG