Ndërlidhjet

BE: U miratua autorizimi për fillimin e negociatave me Kosovën


Në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Bruksel, sot edhe formalisht është miratuar autorizimi për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosovën.

Këtë e ka shpallur presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy.

Më herët, Herman Van Rompuy, ka shpallur nëpërmjet rrjetit social Twitter, se Bashkimi Evropian e ka miratuar vendimin për hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në Bashkimin Evropian.

Pritet që bisedimet me Serbinë të fillojnë në muajin janar të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG