Ndërlidhjet

Raporti: Ish-ushtaraku i lartë amerikan – nën hetime


James Cartwright

James Cartwright

Raportet në Shtetet e Bashkuara thonë se ish-zëvendëskryesuesi i Shtatmadhorisë së Bashkuar të ushtrisë amerikane, James Cartwright, është nën hetime nga Departamenti i drejtësisë, për dyshime lidhur me rrjedhën e informatave të fshehta për sulmin kibernetik sekret në kapacitetet atomike iraniane.

Rrjeti NBC dhe e përditshmja Washington Post raportuan se gjeneralit në pension, James Cartwright, i është thënë se është cak i hetimeve.

Cartwright ishte zëvendëskryesues i Shtamadhorisë së Bashkuar të forcave amerikane, prej vitit 2007 e deri në vitin 2011.

Raportohet se hetimet janë të ndërlidhura me një artikull në të përditshmen New York Times, nga muaji Qershor i vitit 2012, për sulmin me virusin Stuxnet në kapacitetet atomike të Iranit në vitin 2010.

Raporti thotë se presidenti Barack Obama kishte vendosur t’i intensifikoj sulmet kibernetike, përfshirë edhe atë Stuxnet, që përkohësisht e kishte pamundësuar centrifugën, me të cilën Irani e pasuronte uraniumin.
XS
SM
MD
LG