Ndërlidhjet

Kosovë: Pesë të pandehur u liruan nga akuzat në “rastin PTK”


Gjykata Themelore në Prishtinë, në një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët e misionit EULEX dhe të Kosovës, i ka liruar nga akuza pesë të pandehur në të ashtuquajturin “rast PTK”, ka njoftuar sot misioni EULEX.

Personat Blerim Devolli, Shkëlqim Devolli, Ismet Bojku, Shyqyri Haxha dhe Rexhë Gjonbalaj, u liruan nga të gjitha akuzat e ngritura kundër tyre.

Ata akuzoheshin për disa vepra, përfshirë lidhje të kontratave të dëmshme, falsifikim të dokumenteve si rast i veçantë dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Gjykata i liroi ata pasi nuk u vërtetua se ata i kishin kryer veprat penale, për të cilat akuzoheshin.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, thuhet në fund të kumtesës së misionit EULEX.
XS
SM
MD
LG