Ndërlidhjet

Jahjaga për MSA: Jemi në etapë të re me BE-në


Ilustrim
Ilustrim
Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga, ka përshëndetur vendimin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, për fillimin e negociatave me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).

Sipas saj, nisja e negociatave për MSA-në, është konfirmim i progresit të arritur dhe “hap një etapë të re të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, duke qartësuar perspektivën evropiane”.

“Marrëdhëniet kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së, përmes MSA-së, mundësojnë përparimin e proceseve demokratike, thellojnë reformat gjithpërfshirëse dhe ofrojnë një perspektivë për zhvillim ekonomik”, thuhet në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga zyra e saj për medie.

Tutje theksohet se institucionet në nivel të vendit, janë të përkushtuara në përmbushjen e të gjitha reformave të kërkuara për anëtarësim, të cilat mundësojnë mirëqenien e qytetarëve.
XS
SM
MD
LG