Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria: MSA konsolidon pozitën e Kosovës


Ilustrim

Ilustrim

Vendimi i Këshilli Evropian për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, paraqet hapin e parë zyrtarë drejt rrugëtimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vlerëson qeveria në Prishtinë.

Në një komunikatë për shtyp, pas publikimit formal të këtij vendimi, ekzekutivi e ka mirëpritur këtë gjë, duke thënë se MSA-ja është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së që ofron perspektivë të qartë drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në BE.

Kjo gjë, sipas qeverisë, po ashtu paraqet formën më të avancuar të asociimit që një vend kandidat potencial mund të këtë me Bashkimin Evropian.

“Marrëveshja ofron një kornizë strategjike për zhvillim të përgjithshëm shoqëror politik dhe ekonomik të vendit aspirues për anëtarësim në BE. Poashtu, kjo marrëveshje paraqet kornizë ligjore që ofron stabilitet dhe siguri për investitorët, dhe si e tillë krijon bazë të shëndoshë për investime të huaja direkte dhe gjenerimin e vendeve të punës”, shkruan qeveria.

“Nisja e negociatave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian përfundimisht ankoron procesin integrues të Kosovës dhe po ashtu konsolidon edhe më tutje pozitën juridike ndërkombëtarë të shtetit tonë”, thuhet tutje në komunikatën e lëshuar të premten pasdite.

Sipas ekzekutivit, MSA-ja paraqet një hap më afër arritjes së statusit të vendit kandidat, i cili do të mundëson kornizë më të gjerë për përfitime nga asistenca financiare e BE-së.
XS
SM
MD
LG