Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nëntë vdesin, njëzet plagosen nga bombat


Irak - Një oficer policor inspekton vendin ku ka shpërthyer një bombë

Irak - Një oficer policor inspekton vendin ku ka shpërthyer një bombë

Të paktën nëntë veta kanë vdekur në perëndim të Irakut, nga shpërthimi i dy bombave në afërsi të post-blloku që kontrolluar nga militantët suniitë, që luftojnë kundër Al-Kaidas.

Autoritetet thonë se shpërthimi i së premtes kishte për cak makinën e një zyrtari besnik ndaj qeverisë. Kurse shpërthimi i dytë, synonte të vriste një grup njerëzish në qytezën Ramadi të krahinës Anbar.

Policia dhe ekipet mjekësore thonë se mbi 20 persona janë plagosur në të dy sulmet.

Të enjten ndërkaq 16 veta janë vrarë dhe dhjetëra janë lënduar nga një seri e bombave që shpërthyen në kafeteritë në Bagdad dhe rreth qytetit.
XS
SM
MD
LG