Ndërlidhjet

Tajkuni francez Tapie akuzohet për mashtrim


Ilustrim
Ilustrim
Tajkuni francez Bernard Tapie është edhe zyrtarisht nën hetime për mashtrim lidhur me një pagesë kontraverse që kishte aranzhuar në kohën kur shefja aktuale e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, ishte ministre e financave në Francë.

Prokurori i qarkut të Parisit tha të premten për mediet se ka ngrit akuzat e para për mashtrim të organizuar nga Tapie, një manjat i shumëpërfolur, i cili dikur ishte edhe pronar i veshjeve sportive Adidas.

Rasti ka të bëjë me një pagesë prej 400 milion euro që Bernard Tapie ka marr në një proces arbitrazhi, për të zgjidhur një kontest rreth shitjes së Adidas, nga një bank shtetërore në vitet e nëntëdhjeta.

Tapie në atë kohë ishte i afërt me presidentin e atëhershëm Nicolas Sarkozy, që Lagarde e kishte shef, kur është kryer pagesa.

Kritikët tonë se marrëveshja ishte tejet gjeneroze për Tapie, dhe se nuk është dashur të shkonte në arbitrazh.
XS
SM
MD
LG