Ndërlidhjet

Tensione në Egjipt, digjen zyra politike


Egjipt - Një protestues shikon në drejtim të zyrave të Partisë për Drejtësi dhe Liri, të cilat janë përfshirë nga flakët

Egjipt - Një protestues shikon në drejtim të zyrave të Partisë për Drejtësi dhe Liri, të cilat janë përfshirë nga flakët

Dy zyra të Partisë për Drejtësi dhe Liri, janë shkatërruar të premten në kohën kur gjithandej Egjiptit po protestohet kundër presidentit Mohamed Morsi.

Ky subjekt politik është aleat i Vëllezërisë Mysliman, të cilës i takon Morsi.

Pamjet televizive tregonin flakën dhe tymin që dilnin nga zyrat e partisë në qytetet Aleksandri dhe Aga.

Zëdhënësi i Vëllezërisë Myslimane, ka thënë se prapa këtij sulmi qëndrojnë njerëzit e regjimit të dikurshëm të presidentit Hosni Mubarak.

Dhjetëra mijëra njerëz ndërkaq kanë protestuar gjatë ditës në Kajro në mbështetje të presidentit Morsi.

Këto protesta dhe kontra-protesta po zhvillohen pak para demonstratave të së dielës, kur festohet njëvjetori i Morsit si president.
XS
SM
MD
LG